Ibra do të largohet nga Milani, ky pritet të jetë klubi i ri

03 korrik 2020 | 11:23

Zlatan Ibrahimoviç do të largohet nga Milani dhe destinacioni më i mundshëm është Hammarby, raporton “Sky Sport Italia”.

Kontrata e sulmuesit skadon në fund të sezonit dhe deri tani nuk ka shenja të rinovimit me kuqezinjtë. “Sky Sport Italia” raporton se suedezi do të largohet nga Milani në 31 gusht dhe po mendon kthimin tek ekipi nga kryeqyteti i Suedisë.

Ibrahimoviç zotëron 25 për qind të aksioneve të klubit suedez, ku edhe u stërvit gjatë periudhës së izolimit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kliko këtu /PDF/ muna e Lipjanit shpall - Konkurs