Ibra humbet ndeshjen me Parmën

11 dhjetor 2020 | 15:54

AC Milan nuk ka ndërmend që të rrezikojë me Zlatan Ibrahimoviç. Sulmuesi suedez vijon stërvitjet veçmas nga pjesa tjetër e grupit, ndaj dhe trajneri Pioli nuk do ta grumbullojë për sfidën e së dielës që do të luhet në “San Siro” kundër Parmës.

Gjendja e tij është përmirësuar pas dëmtimit muskulor, por kuqezinjtë nuk do të nxitojnë për ta parë sërish në fushë. Zlatan me shumë mundësi do të zbresë sërish në fushë, të mërkurën ndaj Genoas.

Milani do të ketë sfida aspak të thjeshtë në vijim, pasi do të luajë ndaj Sassuolos në transfertë, e më pas edhe ndaj Lazios në shtëpi. Ibrahimoviç këtë sezon ka shënuar 10 gola në vetëm 6 ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja e famshme amerikane, Ellen DeGeneres njoftoi se ka rezultuar…