
Ibra mungon në derbin kundër Interit
04 shkurt 2022
| 13:34
Nesër (e shtunë) në orën 18:00 do të luhet një nga derbit më të bukur në Itali, por edhe në Evropë, sidomos në këtë edicion, pasi renditja është e tillë në Serie A, i pari takohet me të dytin.
Inter-Milan do të vendosë jo pak për fatet e titullit. Por trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, ka marrë një lajm të keq. Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq, nuk ia del dot të jetë pjesë e derbit.
Suedezi pësoi një lëndim në tendinën e akilit në përballjen e fundit me Juventusin. Shpresat që ai të ishte gati për derbi ishin të vogla, por tani është konfirmuar që nuk do të mund të luaj. Gjithashtu Ibra nuk do të jetë pjesë e ekipit dhe në sfidën e mesjavës përballë Lazios në garën e Kupës.