Ibra refuzon të rikthehet në Itali

22 prill 2020 | 14:09

Zlatan Ibrahimoviç nuk do të kthehet menjëherë në Itali.

Sulmuesi i Milanit, i cili prej shumë ditësh po stërvitet në Stokholm me skuadrën e Hamarbit, ku është pronar edhe i 25 për qind të aksioneve të klubit, ka vendosur që ta vonojë rikthimin e tij në Milano, vetëm kur të rinisin zyrtarisht stërvitjet.

Në këtë mënyrë, Ibra do të ketë më shumë kohë që të qëndrojë më pranë fëmijëve dhe bashkëshortes, duke qenë se ata jetojnë në Suedi, pas rikthimit dhe mbylljes së aventurës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Los Anxheles Galaksi.

Ndërkohë, një tjetër problem i Milanit ka qenë edhe “riatdhesimi” i mesfushorit Frenk Kesi, i cili është i bllokuar në Bregun e Fildishtë, ndonëse klubi ka lëvizur për të marrë lejen, që lojtari të lëvizë me një avion privat në ditët e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj veprimit…