Ibra: Refuzova 100 milionë nga Kina

04 maj 2018 | 11:03

Zlatan Ibrahimoviqi, në një intervistë të fundit në Shtetet e Bashkuara, zbuloi se ka refuzuar plot 100 milionë dollarë nga Kina, vetëm për t’u bërë pjesë e Los Angeles Galaxyt.

“Po, është e vërtetë. Kisha shumë oferta. Një prej tyre vinte nga Kina, por refuzova, sepse e ndieja që fati im ishte në Los Angeles. Sfida ime ishte Los Angeles Galaxy dhe të isha njeri i rëndësishëm këtu. Për këtë arsye zgjodha këtë klub”, ka deklaruar Ibrahimoviqi. Pyetjes së gazetarit, se si ka mundësi që ai ka refuzuar 10 milionë dollarë, Ibra iu përgjigj: “Paratë nuk janë të rëndësishme. Sigurisht se ishte një shumë e madhe, por nuk mjaftonte për atë që unë kërkoja”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Tiranë,…