Ibrahimi: Çlirimtarët në Hagë s’janë vetëm, pas tyre qëndron populli!

17 shkurt 2026 | 15:10

Ish-luftëtari i UÇK-së, njëherësh ideatori i flamurit të Kosovës, Muhamer Ibrahimi foli për kohën e luftës dhe vullnetin që djem e vajza të reja kishin për liri.

Ai tha se njëri nga ushtarët e UÇK-së, kishte dëshirën që flamuri i Kosovës të valonte i lirë, gjë që edhe ndodhi.

“Një ditë kur unë dizajnova flamurin dhe u ngrit më 17 shkurt 2008, nuk pash vetëm një simbol të shtetit, pash fytyrat e atyre që nuk jetuan dhe nuk u kthyen ta shohin atë ditë. Pash sakrificë, dhimbjen dhe krenarinë kombëtare”, tha Ibrahimi.

Pos tjerash, ai tha se UÇK-ja nuk ka frikë nga drejtësia, sepse ka luftuar për liri.

“Por kërkojmë që historia jonë që të mos rishkruhet dhe të mos shtrembërohet. Sepse UÇK ishte mburojë për fëmijë, gra e pleq, ishte mburojë për pragun e shtëpisë, ishte përgjigja e fundit e një populli që kanosej me zhdukje. E sot kur e shoh këtë det njerëzish, e di që ata në Hagë nuk janë vetëm, pas tyre qëndron populli”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në marshin “Drejtësi, jo politikë” janë shfaqur disa video historike…