Ibrahimi eliminohet nga Lojërat Olimpike

25 korrik 2021 | 09:29

Drilon Ibrahimi ka përfunduar garën e shenjëtarisë sportive në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Shenjëtari ynë ka arritur 608.8 pikë, që e renditën në vendin 46 te disiplines 10 metra pushke ajrore.

Driloni u shpreh se rezultati i sotëm ishte më i miri për të dhe njëherit rekord shtetëror.

Të pranishëm për ta ndjekur dhe përkrahur garuesin tonë ishin edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, drejtuesit e KOK-ut dhe përfaqësuesit nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport dhe Ambasada e Kosovës në Japoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia olimpike e Rio 2016, nuk arrin të vazhdojë tutje…