Ibrahimi nënshkruan kontratë profesionale me Leipzigun

26 shkurt 2021 | 16:53

Talenti i ri i futbollit, Mehmet Ibrahimi, ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin e Red Bull Leipzigut.

Kjo është bërë e ditur nga klubi gjerman përmes një njoftimi në faqen zyrtare. Mehmet Ibrahimi ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 2022. 18-vjeçari është pjesë e Leipzigut që nga korriku i vitit 2017.

Në sezonin 2019/20 ai është paraqitur te grupmoshat U17, duke shënuar gjashtë gola në 15 ndeshje. Gjatë atij sezoni Ibrahimi ka luajtur në katër ndeshje në Bundesliga për grupmoshat U19. Mesfushori me prejardhje nga Kosova ka zhvilluar nëntë paraqitje edhe për të rinjtë e Gjermanisë (U16 dhe U17).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Cristine-Butel, ka folur për…