Ibrahimi paralajmëron fitore ndaj Flamurtarit

28 tetor 2019 | 11:31

Prishtina luajti baras me Flamurtarin në ndeshjen e parë (0-0), Labinot Ibrahimi pret që në ndeshjen e sotme Prishtina t’i gëzohet fitores në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Mbrojtësi i rikthyer në ketë edicionin në skuadrën “bardhekaltër” e pranon se Flamurtari gjithmo0në është skuadër e papërshtatshme, por beson në sukses.

“Flamurtarin e njoh edhe nga edicioni i kaluar kur s’isha në Prishtinë, e njoh edhe nga e kaluara ime e gjatë më parë në Prishtinë dhe u riktheva që nga ndeshja e parë me Flamurtarin. Pra, e di që Prishtina ka pasur vështirësi me ta, sidomos edicionin e kaluar, por edhe sivjet jemi përballur baras. Është kundërshtar i vështirë për Prishtinën duke i nxjerrë gjithmonë problem, por duke e ditur kualitetin tonë, formën tonë të lartë momentale dhe me një angazhim siç e patëm me Dritën, besoj që do t’ia arrijmë të përballojmë edhe këtë rival duke i marrë pikët e plota për të mbetur në krye të tabelës, aty edhe ku i ka hije Prishtinës”, ka thënë Ibrahimi për faqen zyrtare të klubit “bardhekaltër”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se një ankuese…