
Ibrahimi për Kurtin: Na krahasoi me Radojçiqin
30 maj 2025
| 08:16
Drejtori i Klubit të Biznesit, Ilir Ibrahimi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, duke i cilësuar ofenduese.
Ai theksoi se pjesëmarrja masive në protestë ishte kërkesë e bizneseve dhe se kufizimet erdhën për shkak të rrethanave të tjera, jo mungesë interesimi.
‘Kërkesa ka qenë e biznesve, dhe pjesëmarrja ka qenë masive, ka pasur kërkesa për pjesëmarrje më të madhe, por për shkak të ngjarjeve tjera kemi qenë të limituar. Nëse ka një përgjigje kaq arogante nga Qeveria duke na krahasuar me bandat e Radojçiqit në veri ata që e mbushin sofrën e vendit i krahason me Radojçiqin kjo e tejkalon çdo sens normal, nuk e di ku e merr kryeminstrin guximin me na krahasu me Radojçiqin”, tha Ibrahimi./rtv21