Ibrahimović infektohet me Covid

24 shtator 2020 | 22:34

Zlatan Ibrahimović është i infektuar me Covid-19.

Lajmi është bërë publik nga vet klubi kuqezi, që shpjegon se futbollisti është asimptomatik dhe madje testi i dytë i tamponëve e ka regjistruar si të infektuar nga Leo Duarte, që gjithashtu është izoluar dhe futur në karantinë.

Suedezi menjëherë ka qëndruar në shtëpi dhe larg skuadrës, teksa sonte ndaj Bodo Glimt nuk do të jetë në fushë, për ndeshjen e Europa League. Suedezi pritet të mungojë në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Crotones.

Ai duhet të qëndrojë në izolim për dy javë sipas protokollit, por nëse më parë tamponi do të dalë negativë, atëherë mund të zbresë sërish më shpejt në fushë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita nga Gjilani është eliminuar…