
Ibrahimoviqi lartëson Ardon Jasharin: ‘Lojtar i klasit botëror’
10 tetor 2025
| 16:36
Ish-ylli i futbollit, Zlatan Ibrahimoviq, ka folur për futbollistët aktualë të Milanit dhe e ka përmendur edhe mesfushorin që përfaqëson Zvicrën, Ardon Jasharin.
23-vjeçari iu bashkua Milanit për 36 milionë euro në verë nga Club Brugge dhe është vlerësuar lartë në Itali, por edhe në Zvicër e Belgjikë.
Ai fitoi disa çmime të rëndësishme në sezonin e parë në elitën belge.
Aktualisht Jashari është i lënduar dhe pritet të kthehet në fushë në muajin nëntor.
“Jashari është lojtar i klasit botëror”, ka thënë ndër të tjera Ibrahimoviq në një intervistë dhënë për “La Gazzetta dello Sport” të premten. Ibra mban pozitë me ndikim te Milani.
Jashari me fanellën “kuqezi” i ka luajtur vetëm dy ndeshje në këtë edicion. Më pas u lëndua rëndë në stërvitje.