Icardi nuk largohet nga Interi

21 gusht 2018 | 17:28

Interi e ka përgatitur një kontratë të re për kapitenin e skuadrës, Mauro Icardin, të cilën argjentinasi pritet ta nënshkruajë në shtator, duke hedhur poshtë mundësinë e kalimit në Real Madrid.

Derisa zikaltrit pësuan humbje tronditëse në ndeshjen e tyre hapëse në edicionin e ri të kampionatit italian, Serie a, pasi u mposhten 1-0 nga Sassuolo, drejtuesit janë të përqendruar për ta ndërtuar të ardhmen e ekipit.

Agjentja dhe bashkëshortja e Icardit, Wanda Nara duket se ka gjetur gjuhë të përbashkët me Piero Ausilion për kontratë të re në shtator, duke mos e diskutuar situatën verore pas lajmeve se Icardi ishte shumë pranë kalimit në Madrid.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germain (PSG) është vënë pas mesfushorit të Juventusit, Sami…