Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukura të masakrës së Kralanit

11 mars 2025 | 16:32

Janë identifikuar kufomat e shtatë personave nga Klina, të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Viktimat janë ekzekutuar gjatë Masakrës së Kralanit, një nga krimet më të rënda të kryera nga forcat serbe.

Mbetjet mortore janë gjetur në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.

Lajmin për “Klan Kosovën” e ka konfirmuar edhe Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur.

Kushtrim Gara ka deklaruar se procesi i identifikimit u bë përmes analizave të ADN-së, ndërsa familjarët janë njoftuar për gjetjen e tyre.

“Pritet që institucionet përkatëse të organizojnë ceremoninë e rivarrimit për të rënët, ndërsa ky rast rikthen edhe një herë në vëmendje dhimbjen e mijëra familjeve që ende presin drejtësi dhe fatin e të afërmve të tyre të zhdukur”, ka thënë Gara.

Institucionet e Kosovës vazhdojnë të bëjnë thirrje për zbardhjen e plotë të krimeve të luftës dhe përgjegjësinë e Serbisë për zhdukjen me dhunë të mijëra shqiptarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte është pyetur për…