Identifikohen përmes ADN-së tri viktimat e masakrës së Kralanit të vitit 1999, rivarrosen nesër

26 shkurt 2026 | 12:08

Mbetjet mortore (eshtrat) e tri viktimave të luftës Bali Pajazit Gashi, Fadil Shaban Elezaj dhe Masar Ymer Dushi, të cilët ishin në listën e personave të zhdukur dhe u identifikuan së fundmi përmes analizës shkencore të ADN-së, do të rivarrosen të premten, më 27 shkurt 2026, në Klinë, sipas kërkesës së familjarëve. Mbetjet e tyre mortore janë zhvarrosur nga varreza masive në Bishtazhin. Ceremonia e rivarrimit organizohet nga Komuna e Klinës, me përkrahjen e Komisionit qeveritar për persona të zhdukur.

Agjenda e ceremonisë:

11:30 – 12:30 Homazhe në shtëpinë e kulturës “Jehona e Dukagjinit”, Klinë ;

13:00 – Akademi përkujtimore në shtëpinë e kulturës “Jehona e Dukagjinit” ;

14:00 – Rivarrimi në varreza të dëshmorëve, vendi Kodra e Kuqe – Zajm, Klinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë vendosur një paketë…