
Identifikohen rastet e para të prezencës se sëmundjes “Gjuha e Kaltër” në Kosovë
Pas lajmërimit të rasteve të dyshuara të prezencës se sëmundjes “Gjuha e Kaltër” hulumtimit të plotë diagnostik, analizat laboratorike konfirmuan prezencën e sëmundjes në dy ferma.
Në fshatin Marec komuna Prishtinë dhe një fermë në fshatin Brus komuna Lipjan.
Me qellim të parandalim të përhapjes se sëmundjes në fermat të tjera, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot, ka vendosur masat e përgjithshme kufizuese të lëvizjes se kafshëve brenda territorit të Kosovës.
Njëkohësisht urdhërohen të gjithë fermerët ne bashkëpunim me veterineret privat të përdorin masat e dezinsektimi në ferma dhe përreth tyre. Me qellim të eliminimit të mushkonjave si vektor kryesor i përhapjes se sëmundjes.
Po ashtu të shmangin kontakte me kafshët e tufave tjera. Të gjitha autoritetet mbikëqyrëse ligjezbatuese obligohen të ndihmojnë në mbikëqyrjen e zbatimit të masave strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive në gjithë territorin e vendit.
Sëmundja e kafshëve “Gjuha e Kaltër” është sëmundje virusale jo ngjitëse, e cila transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Colicoides (mushkonjave).
Nga kjo sëmundje preken ruminantet shtëpiak (gjedhet, delet dhe dhit) Prej këtyre me e ndjeshme është delja pastaj dhitë dhe gjedhi.
Shenjat klinike dhe ngordhjet shfaqen vetëm tek delja. Gjedhi shërben si rezervar i sëmundjes.
Sëmundja nuk transmetohet nga kafshët tek njeriu, dhe nuk transmetohet nga kafsha në kafshë.