Identifikohet i mituri për vjedhje të rëndë në Malishevë
01 tetor 2024
| 08:17
Me datë 28 shtator 2024 në Stacionin Policor të Malishevës është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë.
Ankuesi, shtetas kosovar, ka informuar se person/a të panjohur kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e xhaxhait të tij, në fshatin Kijevë-Malishevë, dhe kishin vjedhur një pushkë gjuetie për të cilën pronari kishte leje.
Pas veprimeve hetimore të kryera nga Sektori i Hetimeve, është arritur të identifikohet i dyshuari, një person i mitur shtetas kosovar.
Pas intervistimit, i dyshuari ka pranuar kryerjen e vjedhjes.
Policia ka sekuestruar gjësendet e vjedhura, përfshirë një pushkë gjuetie, 13 fishekë, një thikë dhe një mbajtëse të fishekëve (rrip).
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 24 orë.