Idrizi: Çdo takim na jep edhe më shumë motiv për të vazhduar rrugëtimin drejt fitores

01 nëntor 2025 | 20:22

Kryetari aktual i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati i PDK-së për një mandat të dytë, Ferit Idrizi, ka vazhduar sot takimet me qytetarët, duke theksuar përkrahjen e madhe që po merr gjatë fushatës elektorale.

Në një postim, Idrizi ka shprehur mirënjohje për entuziazmin dhe besimin që, sipas tij, po e karakterizon këtë garë zgjedhore në çdo lagje e fshat të komunës.

Postimi:

Takimet e sotme i vazhduam me qytetarët e Vushtrrisë, që na e kanë zbukuruar këtë fushatë me përkrahjen e madhe dhe entuziazmin e fitores.

Çdo takim na jep edhe më shumë motiv e besim për të vazhduar rrugëtimin tonë drejt fitores së madhe më 9 nëntor.

Faleminderit Vushtrria ime!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka tërhequr vërejtjen BE-së lidhur…