Idrizi: Investimi në arsim është prioritet, do të mbështesim çdo student me rezultate të shkëlqyera

10 shtator 2025 | 20:58

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, që po garon edhe për një mandat, Ferit Idrizi, ka thënë se përgjatë këtij mandate si komunë kanë mbështetur studentët që studiojnë në universitetet publike, në kolegjet private dhe ata që ndjekin studime jashtë vendit.

Idrizi ka thënë se investimi në arsim është prioritet për të dhe se do të vazhdojë me mbështetjen e çdo student që tregon rezultate të shkëlqyera.

“Ne kemi mbështetur studentët që studiojnë në universitetet publike, në kolegjet private dhe ata që ndjekin studime jashtë vendit, dhe ata po dëshmojnë se me angazhim dhe këmbëngulje mund të arrijnë suksese të mëdha. Investimi në arsim për ne është prioritet, andaj do ta mbështesim çdo student që tregon rezultate të shkëlqyera dhe shfrytëzon potencialin për të arritur suksese”, ka shkruar Idrizi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar…