Idrizi: Mëkat që nuk morëm një pikë ndaj Ballkanit

10 dhjetor 2020 | 16:47

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ka thënë se skuadra e Trepçës ’89 e ka merituar një pikë nga përballja me Ballkanin, e cila përfundoi 2-0.

“E kemi ditur që do të jetë një përballje e vështirë ndaj Ballkanit, por pavarësisht kësaj ne treguam një lojë shumë të pjekur. Ndoshta lëndimi i Kaçar na vështirësoi punët, pasi që prish struktura e lojës, sidomos në pjesën defansive. Pësuam dy gola nga pakujdesia jonë, mirëpo megjithatë jam i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët në fushën e lojës dhe është mëkat që nuk morëm të paktën një pikë”, ka thënë Idrizi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një studim i gjerë shton provat se njerëzit me gjak…