Idrizi merr përkrahje nga banorët e Dobërllukës: Mbështetja juaj është vizioni ynë i përbashkët

23 shtator 2025 | 21:27

Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferit Idrizi, ka marrë sot përkrahje të madhe nga banorët e fshatit Dobërllukë. Në një takim të zhvilluar së bashku me kandidaten për Kuvend Komunal, Dorentina Gela, Idrizi u prit me mikpritje të veçantë nga qytetarët e kësaj ane.

Ai theksoi se mbështetja e banorëve të Dobërllukës është dëshmi se vizioni i tij për zhvillim të qëndrueshëm, transparencë dhe qeverisje të ndershme është vizion i përbashkët i gjithë qytetarëve të Vushtrrisë.

“Dobërlluka përkrah fuqishëm vizionin tonë! Mikpritja dhe mbështetja që morëm sot janë shenjë e qartë se së bashku do të ndërtojmë një Vushtrri më të zhvilluar e më të drejtë për të gjithë,” u shpreh Idrizi.

Sipas tij, përkrahja e fuqishme nga qytetarët po e bën gjithnjë e më të prekshme fitoren e PDK-së në Vushtrri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në New York…