
Idrizi: Tregu i Gjelbër po bëhet
20 gusht 2025
| 23:45
Komuna e Vushtrrisë do të bëhet me treg të gjelbër. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Ferit Idrizi.
Idrizi ka shkruar se tregu i gjelbër do të jetë në shërbim të tregtarëve “që do të mund t’i shfrytëzojnë këto hapësira moderne dhe funksionale”.
Postimi:
Tregu i Gjelbër po bëhet!
Ky projekt do të jetë në shërbim të qytetarëve, me theks të veçantë të tregtarëve që do të mund t’i shfrytëzojnë këto hapësira moderne dhe funksionale.
Projektet e tilla janë mundësi shtesë për zhvillim ekonomik në qytetin tonë