Igball Jashari: Do të japim maksimumin për fitore ndaj Ukrainës

19 prill 2022 | 16:46

Përfaqësuesja e Kosovës U17 (meshkujt), ka arritur në Siena të Italisë dhe është akomoduar në Hotel “Sheraton”, ku do të marrë pjesë në rrethin elitë të grupit të gjashtë për kualifikimet e Kampionatit evropian 2022, që mbahet në Izrael prej 16 majit deri më 1 qershor.

“Dardanët” e rinj mbajtën seancën e parë stërvitore para ndeshjes me Ukrainën, që zhvillohet më 20 prill në orën 12:00.

Para ndeshjes ka folur kapiteni Igball Jashari, i cili është shprehur se do të japin maksimumin për fitore ndaj Ukrainës.

“Jemi një grup i mirë i lojtarëve. Në Kombëtare po mbretëron atmosferë shumë e mirë dhe pres që unë dhe bashkëlojtarët e mi do të japim maksimumin për fitore kundër Ukrainës. Kemi punuar mirë dhe besoj se do t’i zbatojmë ashtu si duhet detyrat që do të na i japin trajnerët”, është shprehur Igball Jashari.

Kujtojmë se kombëtarja e Kosovës U17, më 23 prill do të ballafaqohet me mikpritësin Italinë dhe në ndeshjen e fundit më 26 prill takohet me Poloninë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Certifikata e vaksinim për hyrje në Maqedoni që nga mesnata…