Igli Tare fillon misionin, Lewandowski në verë te AC Milan

02 tetor 2025 | 15:17

E ardhmja e Robert Lewandowskit te Barcelona mbetet e pasigurt, pavarësisht kontratës deri në vitin 2026.

Sulmuesi polak, 37-vjeçar ka shënuar katër gola në gjashtë ndeshje këtë sezon dhe numëron gjithsej 105 gola në 155 paraqitje me “blaugranët” që prej transferimit nga Bayern Munich në vitin 2022.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, AC Milan ka hyrë në garë dhe është i gatshëm ta marrë lojtarin nëse ai largohet me parametra zero verën e ardhshme.

Drejtori sportiv i klubit italian, Igli Tare, është takuar me agjentin e tij Pini Zahavi për të diskutuar mundësinë e transferimit.

Barcelona tashmë duhet të vendosë nëse do të vazhdojë të mbështetet te Lewandowski, apo ta lejoj të largohet falas për të kërkuar një pasues në merkato.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka po shfaq formë të jashtëzakonshme në edicionin e…