Igor Jovoviq, trajner i ri i KB Bashkimi

04 korrik 2025 | 13:02

KB Bashkimi nga Prizreni ka emëruar trajnerin malazez Igor Jovoviq si udhëheqësin e ri të skuadrës për sezonin 2025/2026. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar.

“Klubi i basketbollit Bashkimi ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Igor Jovoviq si trajneri i ri për sezonin 2025/2026”, thuhet në komunikatën e klubit prizrenas.

Jovoviq së fundmi ka punuar në Gjermani me skuadrën Mitteldeutscher në Bundesligë. Ai ka qenë gjithashtu asistent te gjiganti gjerman Bayern Munich, ndërsa ka drejtuar edhe skuadra të njohura si Telekom Baskets Bonn, Stelmet Zielona Gora, Sutjeska dhe Buduçnost. Gjatë karrierës së tij, ai ka fituar dy tituj me Buduçnostin dhe ka arritur dy herë në gjysmëfinale të Ligës së Adriatikut, duke e ndërtuar një CV të pasur në basketbollin evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e…