Igor Mitiq emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
17 mars 2026
| 16:21
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Igor Mitiq në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Kryeministri Kurti e ka uruar Mitiqin për detyrën e re dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.




