IHK del me parashikimin e motit për periudhën 26-30 janar 2026

25 janar 2026 | 21:09

Gjatë javës së ardhshme, nga data 26 deri më 30 janar 2026, parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimeve, dita e hënë pritet të karakterizohet nga reshjet më intensive, lokalisht me intensitet mesatar deri të lartë. Autoritetet këshillojnë qytetarët për kujdes të shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat urbane dhe ato ku ekziston rrezik për grumbullim uji. Në viset malore, reshjet e shiut mund të përzihen me borë.
Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin nga -1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 6 deri në 10 gradë Celsius. Të mërkurën parashihen kushte për mjegull në disa zona, sidomos në viset mesatare, lugina dhe pranë relievit malor, duke ulur dukshmërinë në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi deri në 5 metra për sekondë.
Parashikimi ditor:
E hënë: Mot i vranët dhe me shi, reshje mesatare deri të larta. Në viset malore shi me borë. Temperaturat: minimale 3-5°C, maksimale 6-8°C. Era nga juglindja, 1-5 m/s.
E martë: Mot i vranët, vende-vende me riga shiu. Temperaturat: minimale 2-4°C, maksimale 5-8°C. Era nga verilindja, 1-5 m/s.
E mërkurë: Mot i vranët me intervale me diell, mjegull në mëngjes në disa zona. Temperaturat: minimale -1-1°C, maksimale 6-9°C. Era nga verilindja, 1-4 m/s.
E enjte: Mot i vranët, me riga shiu në disa vende. Temperaturat: minimale 1-4°C, maksimale 7-10°C. Era nga verilindja, 1-5 m/s.
E premte: Mot i vranët, vende-vende me riga shiu. Temperaturat: minimale -1-1°C, maksimale 6-9°C. Era nga veriperëndimi, 1-3 m/s. \Bleona Potoku\

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arkivi i Kosovës ka angazhuar një konsulent për recepsion me…