IHMK-ja njofton se është ngritur niveli i disa lumenjve, paralajmëron reshje shiu e vërshime të shpejta
02 prill 2025
| 17:00
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se për reshjet e shiut kanë shkaktuar ngritje të niveleve nëpër disa lumenjtë, e që të cilat mund të shkaktojnë vërshime gjegjësisht përmbytje.
Nga IHMK-ja është bërë me dije se situata më e rënduar është në Pellgun e Lepencit, Morava e Binçës, Bistrica e Pejës, Bistrica e Prizrenit dhe Bistrica e Deçanit.
“Këtë e vështirësojnë akoma më shumë, reshjet e shiut të cilat pritet të bien gjatë orëve dhe ditëve në vazhdim”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.
Po ashtu, në njoftim është thënë se edhe gjatë ditëve në vijim pritet të ketë reshje të shiut, të cilat mund të krijojnë vërshime të shpejta.
Njoftimi i plotë:



