IHMK ka paralajmëruar reshje të dendura shiu gjatë datave 18–19 nëntor, Komuna e Prishtinës del me apel për qytetarët
17 nëntor 2025
| 20:20
Pas paralajmërimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për reshje të dendura të shiut në datat 18-19 nëntor, komuna e Prishtinës ka dalë me këtë njoftim për qytetarët:
“Këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe rritje të nivelit të ujërave në lokalitete të caktuara.
U bëjmë thirrje qytetarëve:
• të shmangin zonat me rrezik vërshimesh,
Siguria e qytetarëve është prioriteti ynë”, thuhet në njoftim.



