IHMK: Mot i paqëndrueshëm gjatë vikendit, reshje shiu dhe rritje e lehtë e temperaturave

24 janar 2026 | 11:17

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit të 24 dhe 25 janarit 2026 parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell dhe reshje shiu.

Sipas parashikimit, të shtunën moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 5 deri në 8 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë.
Ndërkaq, të dielën parashihet mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me riga shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 8 deri në 12 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 6 metra për sekondë.

Njoftimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/1RdiWAffFM/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
- Në mbështetje të Komandantit Legjendar Adem Jashari, pas sulmit…