Niveli i alarmit është caktuar si “i verdhë”. Në njoftim theksohet se situata e paqëndrueshme hidrometeorologjike do të vazhdojë, duke sjellë reshje shiu dhe bore që nga sot prej orës 18:00.
“Duke pasur parasysh situatën e përgjithshme të paqëndrueshme hidrometeorologjike gjatë këtyre ditëve, e cila do të përcillet me reshje, duke shkaktuar rrjedha vërshimesh në disa zona të vendit. Aktualisht lumenjtë në tërë vendin janë në rënie të ngadaltë, por reshjet e shiut, të cilat parashikohet të bien gjatë orëve në vazhdim, sidomos në pjesën lindore (Pellgun e Moravës së Binçës), do të ndikojnë në ngritjen e niveleve – sidomos atyre malorë – dhe rrjedhshmërisë së lumit Morava e Binçës me degën kryesore Kriva Reka, të cilat mund të shkaktojnë vërshime. Situata e tillë do të dominojë edhe në pjesë të tjera të vendit, sidomos në pjesën verilindore (Pellgu i Llapit), qendrore (Sitnica) dhe jugore (Pellgu i Lepencit)”.



