
IHMK tregon se çfarë moti do të mbajë në dy ditët e ardhshme
20 korrik 2021
| 14:52
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.