IKD-ja për rritjen e pagave: Kushtetuesja bie ndesh me veten

12 qershor 2018 | 16:14

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vendimin e Qeverisë Haradinaj për ngritjen e pagave të një kategorie të pozitave të kabinetit qeveritar.

Sipas këtij instituti, me këtë vendim Kushtetuesja bie ndesh me vet misionin dhe autoritetin e saj në sigurimin e funksionalitetit të institucioneve të vendit në pajtim me Kushtetutën dhe cenon rëndë parimet bazë të formës së qeverisjes siç është ndarja e pushteteve në mes tri pushteteve të qeverisjes, si dhe kontrolli e balancimi i tyre.

IKD-ja gjithashtu ka potencuar se vendimi për rritjen e pagave është bërë pa analizë ligjore adekuate dhe pa vlerësim apo konsultim lidhur me ndikimin financiar që ky vendim ngërthen në vete për buxhetin e pushtetit ekzekutiv dhe pushtetin gjyqësor.

“Në këtë drejtim vendimi i Gjykatës Kushtetuese bie ndesh në radhë të parë me vet misionin dhe autoritetin e saj në sigurimin e funksionalitetit të institucioneve të vendit në pajtim me Kushtetutën dhe cenon rëndë parimet bazë të formës së qeverisjes, siç është ndarja e pushteteve në mes tri pushteteve të qeverisjes , si dhe kontrolli e balancimi i tyre. Në këtë drejtim, IKD i rikujton Gjykatës se Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton që Kuvendi ushtron pushtetin legjislativ ndërsa Qeveria është përgjegjëse për “zbatimin e ligjeve” dhe politikave shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar”, është thënë në reagimin e IKD-së.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të kabinetit qeveritar të Ramush Haradinajt sa i përket vendimit të kryeministrit për rritje pagash.

Në vendim thuhet se ngritja e pagave për kabinetin qeveritar nga ana e Haradinajt, nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së martës, ka marrë…