
IKShPK bëhet rozë në muajin kundër kancerit të gjirit!
01 tetor 2025
| 22:20
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike është ndriçuar me ngjyrë rozë për të shënuar muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.
Muaji rozë ka filluar nga sot 1 tetori dhe vazhdon deri në fund të muaji.
“Ngjyra rozë simbolizon shpresën, solidaritetin dhe mbështetjen për të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje, duke na kujtuar gjithashtu rëndësinë e kontrollit të hershëm dhe parandalimit.
Me ty fillon parandalimi!”, shkruhet në postimin e IKPShK-së në Facebook.