IKSHPK del me njoftim rreth ujit të pijes

12 janar 2026 | 17:56

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka bërë një njoftim lidhur me cilësinë e ujit të pijshëm. Sipas këtij njoftimi, në fabrikat për trajtimin e ujit në Shkabaj, Badoc dhe Batllavë, cilësia e ujit të pijshëm është brenda standardeve të lejuara.

Në Drenas/Bivolak, fabrika operon me kapacitet të zvogëluar, por cilësia e ujit mbetet e sigurt për konsum.
Në Lipjan dhe Kuzmin, uji është brenda standardeve.
Ndërkaq, në Vragoli dhe Miradi e Poshtme, uji nuk rekomandohet për pije.
Në Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, si dhe në komunat veriore, cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara për ujë të pijshëm.
Në qytetin e Ferizajt, uji është i sigurt për konsum.
Në Han të Elezit, ujësjellësi qendror me burim në Dimcë ka nivel të lartë turbullire, ndaj uji përdoret vetëm për nevoja teknike dhe nuk rekomandohet për pije.
Në qytetin e Gjilanit, uji është brenda standardeve për konsum.
Rezervuarët Prilepnicë dhe Bajë paraqesin parametra fiziko-kimikë brenda normave të lejuara.
Po ashtu, në Kamenicë dhe Viti, cilësia e ujit mbetet e pranueshme për pije.
Në Pejë dhe Istog, si dhe në zonën Vrellë/Istog, uji është brenda standardeve për ujë të pijshëm.
Në Mbivada, për shkak të turbullirës së rritur, uji përdoret vetëm për qëllime teknike.
Në Junik, uji është i sigurt për konsum.
Ndërsa në Deçan dhe Klinë, për shkak të turbullirës së lartë, uji nuk rekomandohet për pije.
Furnizimi me ujë nga rrjeti i KRU Gjakova konsiderohet i sigurt për konsum.
Në lokalitetet Hoçë e Madhe, Opterushë, Zaqishtë, Demjan dhe Gërçinë, janë evidentuar vlera të rritura të turbullirës, prandaj uji nuk konsiderohet i pijshëm.
Burimi i ujit nga “40 bunarët” në qytetin e Prizrenit është brenda standardeve të lejuara për ujë të pijshëm.
Në Suharekë, vazhdojnë problemet me furnizimin në fshatrat e përmbytura si Semetisht, Studençan dhe Nëpërbisht, ndërsa pjesa tjetër furnizohet normalisht nga KRU Hidroregjioni Jugor.
Në Malishevë, për shkak të rritjes së turbullirës, uji përdoret vetëm si ujë teknik dhe nuk rekomandohet për pije.
Në Dragash, cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara, thuhet në njoftimin e IKSHPK. /B.Potoku/

Njoftimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/18A3PGPpjk/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova duhet ta ratifikojë menjëherë marrëveshjen me Bashkimin Evropian për…