IKSHPK del me njoftim se në cilat komuna është uji i pijshëm pas reshjeve

09 janar 2026 | 18:43

Si pasojë e reshjeve të shtuara ditëve të fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në bashkëpunim me Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik, ka intensifikuar monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Situata me ujin e pijshëm më 9 janar 2026:
Në rajonin e Prishtinës, fabrika për trajtimin e ujit në Shkabaj dhe Bivolak janë jashtë funksionit për shkak të turbullirës së madhe. Fabrika e ujit në Badoc dhe Batllavë funksionojnë normalisht, cilësia e ujit është brenda standardeve. Rajoni i Prizrenit, burimi i ujit nga “40 bunarët” në qytetin e Prizrenit është lëshuar vetëm për nevoja teknike. Burimet e tjera, si Cvilen dhe Soz, uji është brenda standardeve. Në Suharekë dhe Dragash uji është brenda standardeve. Në Malishevë uji përdoret vetëm për nevoja teknike. Në qytetin e Gjilanit uji është brenda standardeve. Në Kamenicë, Viti dhe fshatrat Makresh, Ropotovë, Ranillug dhe Berivojcë vlerat e turbullirës janë të rritura dhe uji nuk rekomandohet për pije. Në qytetin e Pejës dhe Istogut uji është brenda standardeve. Ujësjellësi Deçan, Junik, Klinë furnizimi me ujë është vetëm për përdorim teknik. Mbivada dhe Vrella me turbullirë, uji shfrytëzohet vetëm për nevoja teknike. Burimi i Jarines, uji shfrytëzohet vetëm për nevoja teknike. Rajoni i Ferizajt, uji është i pijshëm – brenda standardeve. Furnizimi me ujë nga rrjeti KRU Gjakova është i sigurtë për pije. Hoqa e Madhe, Opterusha, Zaqishta vlera të rritura të turbullirës, uji nuk është i pijshëm. Rajoni i Mitrovicës, uji përdoret vetëm për nevoja teknike, thuhet në njoftimin e IKSHPK-s./Bleona Potoku/
https://www.facebook.com/share/p/17TyH1Gzxo/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari,…