IKShPK-ja, apel qytetarëve: Vaksinohuni, mos lejoni mbylljen e të gjithëve nga pakujdesia

23 korrik 2021 | 12:50

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen me vaksinën kundër Covidit.

IKShPK-ja përmes një njoftimi ka thënë se qytetarët duhet të vaksinohen për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të afërmve të tyre.

“Mos lejoni mbylljen e të gjithëve nga pakujdesia e disave. Mosvaksinimi përkeqëson situatën epidemiologjike, rritë rastet e sëmundjes, rritë rastet e vdekjes, mbingarkon institucionet shëndetësore”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar…