IKShPK-ja bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal

26 dhjetor 2025 | 14:49

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të vaksinohen kundër gripit sezonal, si masa më efektive për parandalimin e sëmundjes dhe komplikimeve të saj.

IKShPK-ja përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se gjatë javëve të fundit është vërejtur një rritje e ndjeshme e rasteve me grip dhe infeksione respiratore, e shoqëruar me rritje të numrit të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore dhe hospitalizim.

“Vaksinimi ndihmon në uljen e rrezikut të formave të rënda të sëmundjes, si dhe në mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara, përfshirë të moshuarit, fëmijët, personat me sëmundje kronike, si dhe të gjithë personat nga mosha 6 muaj e lart që dëshirojnë të mbrohen nga gripi dhe komplikimet e tij. IKShPK-ja u bën thirrje qytetarëve që, së bashku me familjarët e tyre, të drejtohen pranë qendrave të mjekësisë familjare për t’u vaksinuar. Parandalimi është hapi më i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit publik”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas takimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, KEDS-i ka njoftuar…