
IKShPK-ja kërkon nga qytetarët të testohen për Covid
24 dhjetor 2020
| 15:12
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka kërkuar nga qytetarët e që të testohen për Covid-19.
“IKShPK-ja apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.
IKShPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë gjashtë persona si pasojë e infektimit me koronavirus.
Po ashtu, ky institut ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 546 persona dhe janë paraqitur 309 raste të reja me Covid-19.