
IKSHPK-ja me mesazh për nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollor
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në “Facebook” ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollor 2020/2021.
IKSHPK-ja ka theksuar se është në mbikëqyrje të vazhduar të situatës epidemiologjike, ku në veçanti ka prioritet shëndetin e fëmijëve.
“Instituti Kombëtar i uron të gjithë nënësve dhe mësimdhënësve vitin e ri shkollor 2020/2021, duke rekomanduar zbatimin e rregullave te reja në shkollë për ruajtjen e shëndetit. Instituti Kombëtar është në mbikëqyrje të vazhduar të situatës epidemiologjike e në veçanti prioritet e ka shëndetin e fëmijëve. Çdo shkollë do ta përcjellë shëndetin e çdo nxënësi përmes Task Forcës së saj dhe Task Forcës komunale duke bërë të mundur identifikimin në kohë reale. Çdo rast i dyshimtë i sëmundjes te fëmijët do të hulumtohet dhe gjurmohet menjëherë”, është thënë në njoftimin e IKSHPK-së.
(Q.R / Epoka e re)