
IKSHPK-ja, qytetarëve: Akoma nuk ka kaluar rreziku, qëndroni në shtëpi
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar sonte edhe për 11 raste të reja me Covid-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e shpallura të parandalimit të kësaj pandemie.
“Qytetarë të nderuar. Ju lutemi të respektoni masat e shpallura të parandalimit nga Instituti Kombëtar dhe ministria e shëndetësisë! Ruajeni shëndetin tuaj. Pakujdesia kushton me jetë. Akoma nuk ka kaluar rreziku, andaj: qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën. Mbani distancë fizike për së paku 2 metra. Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!”, është bërë me dije në njoftimin e IKSHPK-së.
Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 895 raste me Covid-19, 657 raste janë shëruar, ndërkaq 28 pacientë kanë vdekur, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
(Q.R / Epoka e re)