IKShPK-ja, qytetarëve: Vaksinohuni!

25 korrik 2021 | 08:33

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin vaksinën anti-Covid.

IKShPK-ja ka theksuar se vaksinimi kundër Covid-19 shpëton jetë.

“Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër Covid-19. Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar! Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital”, ka njoftuar ky institut.

IKShPK-ja i ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen tash për të mos marrë masa rigoroze në vjeshtë.

“Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima. Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton Covid-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me Covid-19 nga vaksina.Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan”.

“Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtes nga Covid-19 është shumë herë më e madhe. Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit. Qytetarë të dashur! Vaksinohuni! Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër Covid-19”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministri, Ramush Haradinaj…