IKShPK-ja: Reshjet e shiut mund të shkaktojnë rrezik për shëndetin publik

06 janar 2026 | 15:57

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët pas reshjeve të shtuara të shiut në disa zona të vendit.

“Duke marrë parasysh reshjet e shtuara të shiut në disa zona të vendit dhe ndikimin e mundshëm të tyre në shëndetin publik, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) rekomandon qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë dhe shëndetin e tyre: Aktualisht nuk ka të dhëna për ndotje të ujit. Megjithatë, qytetarët që furnizohen me ujë nga bunarë të pambrojtur (për arsye sigurie nga aspekti bakteriologjik), rekomandohet që uji të vlohet para përdorimit ose të shfrytëzohen burime alternative për furnizim me ujë të sigurt. Ushqimi të ruhet në vende të sigurta dhe të mos konsumohet ushqimi që ka qenë në kontakt me ujin e shiut. Grupet më të ndjeshme, përfshirë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, rekomandohet të shmangin lëvizjet e panevojshme”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se situata nga…