IKShPK-ja shënon 95-vjetorin e veprimtarisë së shëndetit publik në Kosovë

05 qershor 2020 | 16:14

Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë(IKSHPK) ka shënuar 95-vjetorin e ditës që shënon fillimin e veprimtarisë së shëndetit publik në Kosovë.

Përmes një komunikate për medie, IKShPK-ja ka vlerësuar se ky institucion gjatë kësaj kohe ka qenë pararojë e shëndetit të popullatës dje, sot dhe nesër.

“Sot, më 5 qershor po e shënojmë 95 vjetorin e ditës që shënon fillet e veprimtarisë së shëndetit publik në Kosovë. Kur i kishim nisur përgatitjet për shënimin e këtij përvjetori qysh në vitin e kaluar nuk e kishim menduar se ky përvjetor do të na gjejë në vlugun e përballjes me pandeminë COVID-19 që ka goditur gjithë globin. Por, gjithsesi kishim qenë në gjendje gatishmërie për t‘u përballur me çdo kërcënim e shpërthim edhe të kësaj natyre. Sepse Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike veprimtarinë e vet e zhvillon duke qenë përherë në funksion të mbrojtjes dhe përmirësimit të shëndetit të popullatës”, është thënë në deklaratën e institutit.

Me tej, në deklaratë është treguar historike i fillimit të këtij shërbimi. “Sot, në përballje me pandeminë COVID-19 po e shënojmë ditën kur në kuadër të adresimit të problemeve shëndetësore dhe të përkujdesjes amerikane ndaj popullatës së këtij rajoni të Evropës, Fondacioni i shquar humanitar nga SHBA ‘Rockfeller’ do të mbështesë themelimin e Shërbimit Higjieniko-Epidemiologjik edhe në Pejë. Ky shërbim do të fillojë punën më 5 qershor të vitit 1925 dhe kjo datë konsiderohet se shënon fillet e veprimtarisë së Mjekësisë Preventive në Kosovë, prandaj edhe shënohet si ditë festive e themelimit të Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, është thënë  nder të tjera në deklaratë.

(M.K /Epoka e re)

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja e parë në Premier Ligë do të jetë ajo…