IKShPK-ja tregon se në cilat rajone ka ndryshime të situatës me cilësinë e ujit pas vërshimeve
15 janar 2026
| 16:23
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se po vazhdon ta monitorojë cilësinë e ujit në gjithë territorin e Kosovës.
Sipas rezultateve të analizave situata mbetet e pandryshuar në rajonin e Prishtinës, Mitrovicës, Ferizajt, Prizrenit dhe Gjakovës.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në bashkëpunim me qendrat rajonale të shëndetit publik, vazhdon monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit të pijshëm në të gjithë territorin e Kosovës. Bazuar në rezultatet e analizave të datës: 15.01.2026, situata mbetet e pandryshuar në rajonet: Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Prizren dhe Gjakovë”, ka njoftuar IKShPK-ja.
Njoftimi i plotë:



