IKSHPK-ja: Virusi është gjithandej, mos lejoni të rrezikoni kaq shumë jetë

21 nëntor 2020 | 22:55

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po vazhdon me apelin për kujdes ndaj virusit vdekjeprurës Covid-19.

Instituti ka apeluar te të gjithë qytetarët që të mbajnë maska dhe t’i mbrojnë të afërmit e tyre.

“Maskat janë të obliguara kudo. Mbani distancën. Virusi është gjithandej. Mos lejoni të rrezikoni kaq shumë jetë. Ruani personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit. Ruani veten dhe të afërmit tuaj. Na ruani neve punëtorëve shëndetësorë që të ju ruajmë shëndetin tuaj”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KHF Istogu kompletoi një ditë të suksesshme të hendbollit kosovar.…