IKSHPK: Uji i pijshëm nuk rekomandohet në disa zona të Kosovës
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se po vazhdon monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit për pije në të gjithë territorin e vendit. Sipas të dhënave të fundit, në disa rajone të Kosovës uji nuk rekomandohet për pije, ndërsa në disa zona është regjistruar edhe ndërprerje e furnizimit me ujë.
Zonat ku uji nuk rekomandohet për pije janë si më poshtë:
Rajoni i Prishtinës: Fabrika për trajtimin e ujit Badoc, Vragoli
Rajoni i Ferizajt: Han i Elezit – furnizimi nga burimi i Dimcës (furnizimi me ujë është ndërprerë)
Rajoni i Gjilanit: Viti – furnizimi me ujë është ndërprerë, Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshati Berivojcë
Rajoni i Pejës: Klinë – rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi i Jarinës
Rajoni i Gjakovës: Burimet në Opterushë dhe Zaqishtë
Rajoni i Prizrenit: Malishevë. \Bleona Potoku\



