
Iku nga vendi ku shkaktoi aksident trafiku, pastaj vetë aksidentohet
10 mars 2024
| 11:16
Një i dyshuar në Prishtinë ka shkaktuar aksident teksa po e drejtonte veturën e tij. Por ai është larguar nga vendi i ngjarjes duke vazhduar rrugën.
Më pas i njëjti është vetë aksidentuar, ka raportuar Policia e Kosovës në raportin njëzetekatër orësh
“Prishtinë / 09.03.2024 – 06:00. I dyshuari mashkull/k, gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij, ka shkaktuar aksident trafiku dhe ka vazhduar rrugën e më pas është vetë aksidentuar. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar i dyshuari, një mashkull dhe tri femra/k. I dyshuari ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftim.