Ilaçi japonez që po rezulton efektiv në trajtimin e pacientëve me COVID-19 në Itali

25 mars 2020 | 23:23

Medikamenti japonez, Tolicizumab, i cili shfrytëzohet për të trajtuar artritin, ka filluar të shfaqë rezultate tek pacientët me COVID-19 me gjendje të rënduar në Itali.

Përgjatë ditëve të fundit, në rajonin Catania, me kryeqendër Napolin, janë raportuar tri raste të shëruara nga koronavirusi pasi u trajtuan me Tolicizumab, shkruan Catania News, transmeton lajmi.net.

Një gjë të tillë e bëri të ditur kreu i Klinikës Imunologjike, Paolo Ascierto.

Spitalet e tjera italiane kanë raportuar përmirësime të ngjashme të pneumonisë së lidhur me virusin pas trajtimit me ilaçin.

Deri më tani, bëjnë të ditur mediet italiane, janë duke u trajtuar afro tre mijë pacientë në mbarë vendin me këtë medikament, i cili po shquhet si ilaçi i parë eksperimental në Itali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë…