Ilievski i Prishtinës shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

18 shkurt 2026 | 12:18

Sulmuesit të skuadrës së Prishtinës, Mario Ilievskit i ka takuar epiteti i futbollistit më të mirë për xhiron e fundit në Superligën e Kosovës.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të mërkurën ka njoftuar se Ilievski është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 20-të, në të cilën pati paraqitje fantastike.

Ilievski ka shënuar dy gola në fitoren bindëse të Prishtinës 4:2 në ndeshjen derbi kundër Llapit, duke u konfirmuar si lojtari më i mirë i javës nga Komisioni i Veteranëve të futbollit, i cili bën edhe vlerësimin.

Pasi ka marrë çmimin “Ylli i Javës”, Ilievski është shprehur tejet i lumtur që është vlerësuar si lojtari më i mirë i javës, duke shtuar se Prishtina nuk do të dorëzohet, por do të luftojë deri në fund për kreun e tabelës.

“Është kënaqësi të zgjidhesh lojtari më i mirë i javës. Kjo është një motiv shtesë për mua, por edhe për tërë ekipin. Pas ndeshjes me Ballkanin erdhëm të mërzitur, por penalltitë janë gjithmonë çështje fati. Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe një emër shumë i madh në të gjithë rajonin e Ballkanit, andaj do të luftojmë për kreun e tabelës, sidomos tani me trajnerin e ri, me të cilin po i përgatisim ndeshjet shumë mirë”, ka thënë Ilievski për faqen zyrtare të FFK-së.

Prishtina zë vendin e dytë në Superligë me 36 pikë, sa i ka edhe Ballkani që është lider pas 20-të javëve të luajtura.

May be an image of football and text that says 'FFK FFK albi MALL MALL SUPERLIGA IGA FEPRISHTINA ルッント Mg 0ล PJYSK MARIO ILIEVSKI MINUTA TE LUAJTURA 85 GOLA 2'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prej dueleve më të rëndësishme të këtij sezoni në…